Balluku e konfirmon: Delegacioni serb do jetë në samit, diskutime midis liderëve
Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha gjatë një interviste për Euronews Albania se beson se delegacioni serb do të jetë në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.
“Në dijeninë time dhe ashtu siç është thënë orët e fundit, unë besoj qe edhe delegacioni serb do të jetë në Tiranë. Do të ketë bisedime midis palëve, ka një interes nga disa nga liderët e BE-së për të pasur edhe tryeza të përbashkëta midis vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor për të çuar përpara çdo bisedim që ka qenë në fokus dhe në qendër të vëmendjes. Unë besoj që do të jenë të gjithë në Tiranë”, u shpreh Balluku.
Nesër në Tiranë pritet të mbërrijnë 27 liderë të Bashkimit Europian dhe 5 liderë të Ballkanit Perëndimor.
E pranishme në këtë samit pritet të jetë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një së masat për zhvillimin e samitit, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar nesër edhe protestë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë