Luftë raketash në qiellin e Ukrainës, qytetet mbeten pa energji elektrike dhe ujë
Rusia vazhdon sulmet e saj me raketa në infrastrukturën ukrainase me qëllimin për të minuar moralin e qytetarëve.
Si pasojë e sulmeve në shumë qytetet si Kharkiv dhe Kiev ka probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Ukraina pretendon se 76 raketa u lëshuan së fundmi nga pala ruse, edhe pse shton se përmes mbrojtjes ajrore u arrit të parandalohen shumë goditje.
“Rrëzuam 60 raketa. U dalluan të gjitha nga komandat ajrore – “Qendër”, “Jug”, “Lindje” dhe “Perëndim”. Janë luftëtarët e brigadës së 96-të të raketave kundërajrore, të cilat mbulojnë rajonin e Kievit. Më shumë se 40 raketa terroriste u shkatërruan në qielli”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Një nga këto raketa goditi një ndërtesë banimi në qytetin e Kryvi Rih, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, duke përfshirë disa fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet