Putin takon zyrtarë të lartë ushtarakë, diskuton për strategjinë në Ukrainë

Vladimir Putin
17 Dhjetor 2022 | 16:19

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë ushtarakë që mbikëqyrin luftën në Ukrainë.

“Të premten, presidenti e ka kaluar gjithë ditën me stafin ushtarak të përfshirë në operacionin special në Ukrainë”, është thënë në deklaratën e Kremlinit, duke iu referuar luftës, shkruan REL.

Sipas Kremlinit, Putin ka pasur takim me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, si dhe ka mbajtur takime ndaras me komandantët e rajoneve të ndryshme.

“Dua të dëgjoj propozimet tuaja lidhur me aksionet në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme”, është dëgjuar të ketë thënë Putin në televizionin shtetëror.

Rusia ka nisur sulme të reja të premten në Ukrainë, duke e dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të këtij shteti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026