Kusari-Lila: Vuçiç kërkon të zhvendosë vëmendjen nga plani franko-gjerman

17 Dhjetor 2022 | 17:05

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thotë se bllokimi i rrugëve në veri është lojë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i planit franko-gjerman për dialogun.

Ajo deklaroi se me tensionet në katër komunat veriore, Serbia haptazi po shpërfaq ambiciet territoriale ndaj Kosovës, madje edhe përmes një konflikti tjetër të mundshëm.

“Lojë e Vuçiçit për të zhvendosur vëmendjen nga domosdoshmëria e zbatimit të planit evropian, apo franko-gjerman, për një marrëveshje finale. Mungesa e guximit të ballafaqohet me atë që është pashmangshëm që do të vijën, qoftë për të apo kushdo tjetër që është në krye të Serbisë, njohja e Kosovës dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje finale për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Ai ka gjetur mundësinë që të tërheqë auditin e fundit që e ka në Kosovës përmes manipulimit, gjegjësisht prezencës përmes bandave në katër komunat veriore. Është shumë e rëndësishme që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore, por pa amnisti për ata që shkaktuan këtë situatë”, u shpreh Kusari-Lila për Kosova Press.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiçit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026