Identikiti i vrasësit/ Me kapuç, pantallona të errëta dhe atlete me gomë të bardhë
Grupi hetimor i ngritur për vrasjen e Edmond Papës ka krijuar një identikit të autorit. Ai është kujdesur mos ekspozohet në kamerat e sigurisë, megjithëse është pikasur teksa largohet me vrap.
Trup mesatar, i veshur me një xhup të zi me kapuç, pantallona të errëta dhe atlete me gomë të bardhë. Është ky përshkrimi i vrasësit të Edmond Papës në zonën e Selitës në kryeqytet, pasditen e së premtes.
Hetuesit e krimeve kundër personit kanë krijuar një identikit të vrasësit i cili gjakftohtë është larguar me vrap përmes rrugicave pasi qëlloi disa herë më pistoletë mbi 49-vjeçarin në brendësi të lokali.
Rruga ‘Fadil Bodinaku’ rezulton e varfër sa i takon kamerave të sigurisë, megjithatë autori që dyshohet rreth të 30-tave, është pikasur në disa momente. Dyshimet janë që viktima është ndjekur prej disa ditësh, jo vetëm në Tiranë por edhe në Sarandë.
Atentatori ka pasur dijeni për lëvizjet e 49 vjeçarit i cili ndërroi jetë në spitalin e traumës. Lidhur me motivet dyshimet kryesore janë se Papa, mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe por edhe Greqi ku rezulton i dënuar për trafik droge.
Papa, ishte pronar i një hoteli në Sarandë ku jetonte shumicën e kohës ndërsa në Tiranë kishte mbërritur për shoqëruar të ëmën në spital për vizita mjekësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta