Papa ka firmosur dorëheqjen: Braktis detyrën nëse shëndeti më pengon

18 Dhjetor 2022 | 12:58

Ati i shenjtë, Papa Françesku zbuloi në një intervistë të publikuar të dielën në shtypin spanjoll se, pasi u zgjodh në vitin 2013 firmosi një letër dorëheqjeje, të cilën do ta përdorte në rast se problemet shëndetësore do t’i pamundësonin të kryente detyrën.

Jorge Bergoglio, që mbushi 86 vjeç ditën e shtunë dhe u shfaq në gjendje të mirë shëndetësore, i bëri komentet e tij për gazetën iberike “Abc”.

Sipas rrëfimit, më pas Papa ia dorëzoi letrën sekretarit të shtetit të Vatikanit, Tarcisio Bertone, i cili mbante detyrën që prej papatit të benediktit të 16-të dhe që e vazhdoi për rreth 6 muaj të tjerë pas zgjedhjes së Françeskut më 13 mars 2013.

Papa Françesku ka deklaruar shpesh herë se do të dorëhiqet në rast se gjendja shëndetësore e pengon që të qeverisë kishën katolike romake.

Kur u pyet gjatë intervistës nëse në selinë e shenjtë duhet të caktohet një normë për rastet kur problemet shëndetësore e pengojnë papën të kryejë detyrën e tij, ai u përgjigj:

“E kam firmosur dorëheqjen time kur Tarcisio Bertone ishte ende sekretar i shtetit. E nënshkrova dhe i thashë: në rast problemi për çështje mjekësore apo të tjera, këtu është dorëheqja ime”, është cituar të thotë Papa Françesku.

Në intervistën e së dielës, ati i shenjtë shtoi se besonte se Papa Pali i gjashtë dhe papa piu i 12-të kishin firmosur letra të tilla. Sidoqoftë, të dy ata ndërruan jetë teksa ishin ende në detyrë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026