Futbollistët francezë anulojnë pritjen festive në Paris

19 Dhjetor 2022 | 16:24

Federata Franceze e Futbollit ka anuluar pritjen e planifikuar në Paris për kombëtaren e këtij vendi, e cila fitoi vendin e dytë në Botërorin e Katarit, raportojnë mediat në Paris.

Franca nuk arriti të mbrojë titullin e saj në Katar, pasi mbrëmë në finalen e Botërorit, pas një gjuajtjeje më të mirë të penalltive, humbi nga Argjentina. Ndeshja në pjesën e rregullt përfundoi pa fitues, 2:2, dhe pas 30 minutash shtesë ishte 3:3. Argjentinasit arritën përfundimisht trofeun për herë të tretë në historinë e vendit.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel le Grae tha se avioni me kombëtaren franceze do të mbërrijë në Paris rreth orës 18:00.

“Lojtarët thjesht duan të shkojnë në shtëpi, kështu që nuk do të ketë asnjë pritje në Champs-Élysées. Ata do të shkojnë në shtëpi sapo avioni të ulet në aeroport”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange

Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës, sipas burimeve lokale. Policia zbuloi mbetjet e...
12:52 | 28/07/2026

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026