Kreu i FIFA-s kërkon që Kupa e Botës të zhvillohet çdo 3 vjet

20 Dhjetor 2022 | 13:06

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dëshiron që Kupa e Botës të zhvillohet çdo tre vjet, si pjesë e një plani afatgjatë për të revolucionarizuar futbollin ndërkombëtar.

Infantino është i bindur se organizimi i Kupës së Botës në dimër ka rezultuar të jetë një ndryshim nga herët e mëparshme, gjë që tregon se sporti mund të vazhdojë të rritet dhe të globalizohet, shkruan Daily Mail.

Ambicia afatgjatë e Infantinos është të krijojë një cikël të ri turneu radikal, në të cilin Kupa e Botës zhvillohet çdo tre vjet, me Kupën e Botës për Klube dhe garat kontinentale si kampionati evropian që do të mbahen në vitet e tjera.

Asnjë ndryshim nuk është i mundur deri pas Kupës së Botës 2030, pasi bisedimet midis palëve të interesuara për kalendarin ndërkombëtar 2024-2030 janë afër përfundimit.

Infantino do të përballet me një betejë të madhe për të miratuar një cikël të ri tre-vjeçar, pavarësisht mbështetjes për konceptin nga Afrika dhe Azia.

UEFA dhe konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, u bashkuan për të kundërshtuar propozim për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet dhe ka të ngjarë të kundërshtojnë novacionin e fundit të FIFA-s.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026