Gazetari Ademi: U sulmuam sapo u largua patrulla e KFOR-it
Gazetari i Klan Kosova Haris Ademi tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ndërsa po raportonin në veri të Kosovës, u sulmuan menjëherë pas largimit të patrullës së KFOR-it.
Ai tha se për shkak të vënies së barrikadave në dy rrugët nacionale, tensionet janë rritur.
“Konkretisht ne kemi qenë te barrikada e parë në rrugën nacionale që çon në pikën kufitare në Bërrnjak, në një fshat të Zubin Potokut. Në momentin kur unë isha duke xhiruar para kamerës, duke bërë një përshkrim të situatës kemi parë gurë që po hidheshin drejt nesh dhe më pas një grup prej 8 personash të maskuar janë sulur drejt nesh duke hedhur gurë dhe duke bërë thirrje dhune ndaj nesh,” – u shpreh gazetari.
Ademi tregoi se për shkaqe sigurie kanë hipur menjëherë në makinë dhe janë larguar.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta