Çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ministri Dendias në Tiranë
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka mbërritur këtë të mëkurë në Shqipëri dhe aktualisht ndodhet në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, ku po zhvillon një takim me ministren Olta Xhaçka.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu raporton se një ndër çështjet që pritet të diskutohet mes dy ministrave, është ajo e përcaktimit të kufijve detarë, për të cilën, është rëndë dakord dy vite më parë për ta dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Pas takimit, pritet një konferencë e përbashkët rreth orës 10:15.
“Pas Serbisë dhe Kosovës, Shqipëria është ndalesa e radhës e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Para pak minutash ai ka mbërritur në ambientet e Ministrisë së Jashtme, aty ku është duke zhvilluar një takim në këto momente një takim me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka dhe pas takimit do të ndalet në një deklaratë të përbashkët për mediat rreth orës 10:15. Vetë Dendias, përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar edhe disa nga pikat kryesore që pritet të diskutohen në këtë vizitë një ditore në Shqipëri.
Marrëdhëniet mes dy vendeve, zhvillimet ndërkombëtare, zhvillimet rajonale sa i takon edhe çështjeve në Mesdheun Lindor, por dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë disa nga pikat kryesore që Dendias ka pasqyruar mbrëmjen e djeshme në rrjetin social, Twitter. Megjithatë, një nga çështjet më të rëndësishme mes dy vendeve, është padyshim çështja e detit, ku dy vite më parë, në tetor të vitit 2020, u ra dakord që t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për të zgjidhur çështjen e kufijve detarë. Edhe pse kanë kalur dy vite, ekipet respektive ende nuk kanë një produkt përfundimtar, të paktën të bërë publik, për t’iu drejtuar Gjykatës në Hagë”, raportoi Shehu.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta