Uniforma 2 mijë € për gardianët në burgjet, mbyllet me “ankesa” tenderi 6.6 mln euro
Punonjësit e policisë së burgjeve do të vishen me uniforma dhe këpucë të reja, që do të kushtojnë rreth 2000 euro për individ. Tenderi me vlere 6.6 mln euro po shqyrtohet në komisionin e ankesave, pasi kompanitë që hynë në garë kanë ngritur pretendime në muajin nëntor.
Drejtoria e Burgjeve planifikon t’i veshë punonjësit e saj me uniforma dhe këpucë të reja. Për këtë qëllim është vënë në dispozicion një fond me vlerë 6.6 milionë euro, ku 5.4 mln do të kushtojnë rrobat dhe 1.2 mln këpucët. Por, sa është kostoja për një efektiv? Policia e Burgjeve numëron rreth 3200 efektivë, çka do të thotë se për veshjen e një gardiani do të shpenzohen 2000 euro.
Në fakt, tenderi i mbyllur në javën e dytë të dhjetorit, nuk e ka një firmë fituese, pasi për një muaj që qëndroi i hapur dolën ankesa nga 2 kompani fasone që hynë në garë.
Një prej firmave fasone ka qenë e paqartë me kushtet e vendosura për materialet që do të prodhohen uniformat dhe kohën e pamjaftueshme për të përgatitur dhe dorëzuar mostrat.
Ndërkohë, firma e dytë ka kërkuar ndryshim të kritereve për të hyrë në garë.
Tashmë sipas rregullores, Komisioni i prokurimeve do të shqyrtojë ankesat dhe nëse do të shpallen të arsyeshme, gara rihapet me kushte të ndryshuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta