Musk largohet nga drejtimi i Twitter

21 Dhjetor 2022 | 14:11

Njeriu më i pasur në Botë, Elon Musk ka njoftuar dorëheqjen nga pozicioni i CEO-s së kompanisë “Twitter”. Biznesmeni e mori këtë vendim pas një sondazhi, që e hapi vetë në llogarinë e tij në rrjetin social, të cilin e bleu para pak muajsh për 44 miliardë dollarë.

Pyetja e sondazhit ishte nëse ai duhej të vazhdonte si drejtor ekzekutiv i kompanisë. Në “poll” votuan plot 17.5 milionë përdorues, teksa 57.5% ishin të mendimit se Musk duhej të largohej nga drejtimi i kompanisë së saj më të re.

“Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla për të marrë detyrën”, shkroi së fundmi miliarderi, i cili njihet për karizmin e tij, por edhe për rëndësinë që ai i jep njerëzve, një pjesë e të cilëve janë klientët e tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026