Trump do publikojë taksat, Komisioni Parlamentar voton pro zbardhjes së dokumenteve
Një komision i Kongresit amerikan ka votuar pro publikimit të dokumenteve që tregojnë shlyerjen e taksave nga Donald Trump, të cilat ish-presidenti është përpjekur t’i mbajë të fshehta.
Dokumentet mund të ofrojnë një mundësi për mbikëqyrjen nga afër të financave të Trump, i cili është autopromovuar si një biznesmen inteligjent.
Gjithashtu, ato mund të zbulojnë detyrimet financiare të tij, përfshirë borxhet e jashtme që mund të kenë influencuar mënyrën e qeverisjes.
Votimi ishte shansi i fundit për demokratët për të publikuar dokumentet financiare të Trump, përpara se republikanët të marrin nën kontroll Senatin vitin e ardhshëm.
Lëvizja vjen njëkohësisht në një moment të vështirë për ish-presidentin, që shpreson të garojë sërish për Shtëpinë e Bardhë.
“Organizata Trump” u dënua së fundmi për mashtrime financiare dhe më herët gjatë javës komisioni parlamentar për kryengritjen e 6 janarit i rekomandoi Departamentit të Drejtësisë të ngrejë akuza ndaj ish-presidentit për përpjekjet për të zhbërë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020-s.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë