8 të akuzuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

21 Dhjetor 2022 | 17:54

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore lidhur me rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në qershor të këtij vit.

Ndaj të pandehurve rëndojnë një sërë veprash penale sikurse “dhunim”, “trafikim me njerëz”, “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunim”,  shkruan REL.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se e mitura dyshohet se u dhunua edhe më 27 gusht, në një park të qytetit të Prishtinës.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares nxiti reagim të shoqërisë, teksa në Kosovë u mbajtën disa protesta, ku u kërkua “dënim meritor” për personat e dyshuar.

Për këtë rast kanë dhënë dorëheqje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe Ali Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026