Shtyhet ‘James Bond’, filmi i ri me agjentin sekret, në kinema vitin e ardhshëm
Shtyhet ‘James Bond’, filmi i ri me agjentin sekret, në kinema vitin e ardhshëm
Shfaqja në ekranin e madh e filmit të ri me agjentin sekret James Bond është shtyrë sërish.
Premiera e “No time to die”, e planifikuar fillimisht për në prill të 2020-s, ishte zhvendosur për në nëntor të këtij viti.
Por tani fansave do t’u duhet të presin për herë të dytë, deri më 2 prill të vitit të ardhshëm.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të internetit të “No time to die”, vendimi është marrë në mënyrë që filmi të shihet njëkohësisht nga audienca në mbarë botën.
“Ne e kuptojmë që shtyrja do të zhgënjejë fansat tanë, por tani le të presim ta shohim filmin vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.
“No time to die” është filmi i fundit ku agjenti i shërbimeve sekrete britanike interpretohet nga aktori Daniel Craig.
Episodi i kaluar i sagës së famshme, “Spectre”, siguroi thuajse 900 milionë dollarë fitime në mbarë botën në vitin 2015.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq