Fjalimi i çuditshëm i Papës: Një ‘djall elegant’ fshihet mes jush

22 Dhjetor 2022 | 18:36

Papa Françesku përcolli disa mesazhe me nënkuptime të çuditshme gjatë fjalimit të tij tradicional për Krishtlindje.

Papa i tha stafit të Vatikanit që të kenë kujdes nga ‘demoni elegant’ që fshihet tek katolikët me vetëbesim të lartë, në fjalimin e tij tradicional për Krishtlindje.

Françesku përdori urimin e tij vjetor të Krishtlindjeve drejtuar Kurisë Romake për t’i vënë përsëri në dukje kardinalëve, peshkopëve dhe priftërinjve që punojnë në Selinë e Shenjtë, se ata janë veçanërisht të prekshëm nga e keqja.

Papa Françesku e ka përdorur prej kohësh fjalimin vjetor si një shans për të qortuar burokratët drejt një ekzaminimi më të thellë të ndërgjegjes si dhe për t’i ndihmuar ata të pendohen përpara Krishtlindjeve.

Françesku u tha të pranishmëve se duke jetuar në zemër të Kishës Katolike, ‘ne mund të biem lehtësisht pre e tundimit e të menduarit se jemi të sigurt, më mirë se të tjerët, e se nuk kemi më nevojë për konvertim’.

“Megjithatë ne jemi në rrezik më të madh se të gjithë të tjerët, sepse jemi të rrethuar nga “eleganti” – demoni, i cili nuk hyn me zë të lartë, por vjen me lule në dorë”, u tha Françesku besimtarëve të kishës në Sallën e Bekimeve të Pallatit Apostolik.

Por fjalimi ishte relativisht i butë në krahasim me ekzaminimet e mëparshme të stilit jezuit.

Kritika më e ashpër e Papa Françeskut erdhi në vitin 2014, kur ai renditi ’15 sëmundjet e Kurisë Romake’, duke përfshirë ‘terrorizmin e thashethemeve’, ‘Alzhaimerin shpirtëror’ dhe të jetuarit e jetëve të dyfishta ‘hipokrite’.

Një vit më pas, Françesku ofroi një kundërhelm për mëkatet duke renditur ‘katalogun e virtyteve’ që ai shpresonte se do të ndiqnin në vend të tyre, duke përfshirë ndershmërinë, përulësinë dhe maturinë.

Papa Françesku dukej se donte gjithashtu të kishte një synim më të gjerë në fjalimin e këtij viti ndaj kryekonservatorëve dhe tradicionalistëve, të cilët janë bërë kritikët e tij më të mëdhenj.

Ai kritikoi mënyrën e tyre të të jetuarit e të besuarit, duke këmbëngulur se të jesh katolik nuk do të thotë të ndjekësh një grup rregullash strikte që nuk ndryshojnë kurrë, por është më tepër një ‘proces i të kuptuarit të mesazhit të Krishtit që nuk përfundon kurrë, por na sfidon vazhdimisht’.

“Herezia e vërtetë nuk konsiston vetëm në predikimin e një ungjilli tjetër, siç na ka thënë Shën Pali, por edhe në ndalimin e përkthimit të mesazhit të tij në gjuhët dhe mënyrat e sotme të të menduarit”, tha Françesku.

Katolikët tradicionalë kanë denoncuar theksimin e Papa Françeskut mbi mëshirën dhe hapjen ndaj hapësirave të reja doktrinore për çështje të tilla si shenjtërimi i katolikëve e divorcuar apo rimartesat civile.

Disa madje kanë shkuar aq larg sa ta akuzojnë atë për herezi për disa nga gjestet dhe predikimet e tij, duke përfshirë lejimin e statujave ‘pagane’ në Vatikan.

Françesku ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij këtë vit nevojës për të qenë vigjilent ndaj punës së djallit, duke zgjedhur një temë që ai diskutoi kohët e fundit gjatë mësimeve të tij javore të katekizmit me publikun e gjerë.

Ai u tha burokratëve të Vatikanit se nuk mjafton thjesht të dënohet e keqja apo çrrënjosja e saj, pasi ajo shpesh kthehet e maskuar në forma ​të ndryshme, më e fortë se më parë.

Françesku e përdori termin ‘ne’ në mënyrë të përsëritur, duke sugjeruar se ai e përfshin veten në mesin e atyre, të cilët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për djallin në mesin e tyre, në Vatikan.

“Më parë dukej e ashpër dhe e dhunshme, tani shfaqet si elegante dhe e rafinuar”, paralajmëroi ai.

“Ne duhet ta kuptojmë këtë dhe ta demaskojmë edhe një herë. Kështu janë këta demonë elegantë: ata hyjnë pa problem, duke na gjetur të papërgatitur dhe të pavetëdijshëm për ta’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026