‘Kriminelët do dalin para drejtësisë’, Lista Serbe reagon ndaj deklaratës së Sveçlës

23 Dhjetor 2022 | 10:14

Lista Serbe ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sevçla, i cili tha se të gjithë kriminelët, përfshirë edhe Millan Radoiçiç do të dalin para drejtësisë.

Në reagim thuhet se Radoiçiç është me popullin e tij dhe se asnjë kërcënim dhe akuzë e inskenuar nuk do ta ndajnë nga ata që e besojnë, shkruan N1.

“Pafuqia dhe nervozizmi i Xhelal Sveçlës po del gjithnjë e më shumë në pah këto ditë. Pas vizitave të tij në veri të Kosovës dhe tërbimit të forcave të tij speciale, ai solli një situatë të nxehur në terren dhe detyroi popullin serb të mbrohej me barrikada, ai vazhdon me akuza të rreme kundër serbëve, veçanërisht kundër nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç”, thuhej ndër të tjera në reagim.

Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, përveç pushtetit absolut në nivel lokal, merr pjesë edhe në punën e Qeverisë së Kosovës dhe ka të dhjetë ulëse në Kuvend, të rezervuara për komunitetit serb.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026