Qeveria e Kosovës akuzon Listën Serbe se po mbron bandat kriminale
Qeveria e Kosovës vlerëson se Lista Serbe është “sajesë e Beogradit dhe tashmë instrument i saj”, dhe se ka “monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës dhe e ka ngulfatur demokracinë pluraliste brenda pakicës serbe”.
“Ajo nuk i përfaqëson serbët e Kosovës”, thotë për Radion Evropa e Lirë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës qëndrimin e saj pas një sërë deklaratash pothuajse identike të kryetarëve të dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilët vijnë nga radhët e Listës Serbe, e që dolën në mbrojtje të Milan Radoiçiçit, nënkryetarit të kësaj liste, i cili kërkohet nga autoritetet kosovare dhe është në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar.
“Me veprimet e tyre ata po vërtetojnë, se as ata vetë nuk janë të lirë. Janë nën kontroll të plotë të Beogradit dhe tash së fundi edhe janë vënë në ballë të mbrojtjes së bandave kriminale në veri të vendit, teksa udhëheqës të saj janë në listën e zezë të Thesarit Amerika dhe në kërkim nga institucionet tona të ndjekjes”, shtoi Kryeziu.
Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, përveç pushtetit absolut në nivel lokal, merr pjesë edhe në punën e Qeverisë së Kosovës dhe ka të dhjetë ulëse në Kuvend, të rezervuara për komunitetit serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren