Real Madrid nis merkaton, ‘galaktikët’ me sytë drejt kampionatit Italian
Manuel Lokateli është synimi kryesor i Realit të Madridit në merkaton e Janarit. Los Blankos kanë nisur kontaktet me mesfushorin bardhezi që aktualisht po bën mirë tek skuadra torineze.
Ançeloti i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se mesfusha ka nevojë për ndërhyrje dhe 24-vjeçari është emri i duhur. Me Kroos dhe Modric në mbështetje, italiani ka shancin e artë për të mësuar prej tyre dhe më pas të marrë në dorë mesfushën.
Në anën tjetër për të përforcuar skuadrën është diskutuar dhe emri i Xhyd Belingam, i cili kërkon largimin nga Dortmundi. Manchester City, Liverpool dhe Manchester United janë në garë për shërbimet e tij, ndaj Reali nuk do ta ketë të lehtë.
Gjermanët kërkojnë 90 milionë euro nga skuadra që tenton transferimin e 19-vjeçarit dhe madrilenët mund ta përballojnë diçka të tillë.
Emri më i përfolur për të mbërritur në Santiago Bernabeu është ai i Mbape, por francezi i tha jo ofertës së parë.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta