Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin, përfshihet edhe ndihma për Ukrainën

23 Dhjetor 2022 | 16:50

Ligji për shpenzime në vlerë prej 1.7 trilion dollarësh është miratuar më 23 dhjetor nga ligjvënësit amerikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Në këtë ligj përfshihet financimi i agjencive federale deri në shtator, por edhe ndihma për Ukrainën, shtet që po përballet me pushtimin rus.

Për projektligjin votuan 225 ligjvënës dhe 201 ishin kundër. Tani, presidenti amerikan, Joe Biden, duhet ta nënshkruajë atë në mënyrë që të shndërrohet në ligj.

Në projektligjin prej 4.155 faqesh përfshihet rritje prej 6 për qind e shpenzimeve për nisma vendore. Ndërkaq, shpenzimet për programet e mbrojtjes janë rritur për 10 për qind apo në 858 miliardë dollarë, shkruan REL.

Projektligji u miratua disa orë pasi afati për financimin e agjencive federale të skadonte.

Në projektligj janë të përfshira 12 projektligje për ndarje buxhetore, ndihma për Ukrainën dhe buxhet për ndihmën e komuniteteve që janë goditur nga uraganet, vërshimet dhe zjarret.

Përmes këtij Projektligji të shpenzimeve, ligjvënësit miratuan afër 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët e NATO-s – më shumë sesa Biden kishte kërkuar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026