Petkoviç: Serbët respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in, por s’duhet t’i heqin barrikadat

24 Dhjetor 2022 | 19:22

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se populli serb në Veri e respekton KFOR-in dhe EULEX-in, por sipas tij, nuk është detyrë e tyre të heqin barrikadat.

Petkoviç thotë se çështja duhet të zgjidhet përmes dialogut, shkruan N1.

“Ne nuk kemi asgjë kundër që ata të jenë në veri të Kosovës, ata duhet të jenë atje dhe të mbrojnë popullin serb. Ata nuk janë aty për të hequr barrikadat dhe deklarata e komandantit të KFOR-it është e mirë se çështja duhet të zgjidhet me dialog, asgjë me dhunë, asgjë si ajo që po kërcënon Albin Kurti”, tha Petkoviç.

Në përgjigje të njoftimeve të zyrtarëve të Kosovës se do të heqin barrikadat nëse KFOR-i dhe EULEX-i nuk e bëjnë këtë, Petkoviç nënvizoi se Kurti “nuk duhet të luajë me kokat serbe”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se nuk mund të tolerojnë pafundësisht barrikadat e vendosura në Veri.

Gjatë një konference për mediat në Prishtinë, Kurti u shpreh se KFOR-i ka kërkuar kohë për heqjen e barrikadave, por tanimë kanë kaluar dy javë nga momenti kur u vendosën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026