Kurti për barrikadat në Veri: Nuk do të tolerojmë pafundësisht

24 Dhjetor 2022 | 17:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk mund të tolerojnë pafundësisht barrikadat e vendosura në Veri.

Gjatë një konference për mediat në Prishtinë, Kurti u shpreh se KFOR-i ka kërkuar kohë për heqjen e barrikadave, por tanimë kanë kaluar dy javë nga momenti kur u vendosën.

Kurti nënvizoi se vlerë kryesore e misionit të KFOR-it është liria e lëvizjes që aktualisht po mungon në veriun e vendit. Sipas tij, këto barrikada nuk janë civile, por aty ka njerëz të armatosur.

“Janë barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur,  të cilët janë të pozicionuar në atë mënyrë që më shumë kanë të bëjnë për ta mbrojtur personin e uniformuar dhe të armatosur që të shtijë mbi automjetet që vijnë se  sa të mos lejojnë tejkalimin e automjeteve në anën tjetër të barrikadës. Me fjalë të tjera, nuk janë barrikada civile dhe KFOR ka kërkuar kohë.

Ne e kemi dhënë atë kohë dhe meqë sonte është Krishtlindja ne duhet ta kemi shumë shpejtë pas Krishtlindjes një takim me komandantin e KFOR-it, unë si kryeministër, e në të cilën të sqarojmë gjithçka. Por, nuk mund të tolerohet pafundësisht dhe u bënë dy javë e ne nuk mund të lejojmë që edhe javë e javë të tjera të na kalojnë e të mos kemi lirinë e lëvizjes. Pra, nga ai takim i cili ne presim që ta kemi me komandantin e KFOR-it menjëherë pas Krishtlindjes besoj do të sqarohet gjithçka dhe do t’ju japim përgjigje”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026