Rritet bilanci i të vdekurve pas shpërthimit të vullkanit në Zelandë të Re

11 Dhjetor 2019 | 22:52

Të mërkurën është konfirmuar se bilanci i të vdekurve nga erupsioni i vullkanit në Ishullin e Bardhë të Zelandës së Re ka shkuar në 8 persona.

Policia vendase ka bërë të ditur se dy persona të tjerë kanë humbur jetën në spital pasi nuk i kanë mbijetuar dot plagëve të marra.

Tentativat për të shpëtuar viktima të tjerë janë ndërprerë si pasojë e aktivitetit të lartë sizmik dhe frikës për erupsione të tjera të mundshme.

Vullkani, i njohur si “Whakaari”, shpërtheu gjatë së hënës më 9 dhjetor, teksa në ishull gjendeshin dhjetëra turistë.

Nëntë persona, dy nga Zelanda e Re dhe shtatë nga Australia, janë deklaruar zyrtarisht “të humbur” nga autoritetet, ndërsa rreth dhjetëra të tjerë ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia ka deklaruar se nxjerrja e trupave nga ishulli është “absolutisht prioriteti i tyre” dhe se specialistët janë në gatishmëri për tu nisur drejt ishullit.

“Kjo është një punë e detajuar që duhet ndërmarrë me kujdesin dhe konsideratën më të lartë” ka shpjeguar policia nëpërmjet një deklarate.

“Ata që do të nisen drejt ishullit ka të ngjarë që mund të kenë pasoja serioze fizike dhe të ndeshen me lëndë kimike helmuese, për të cilat duhet të jemi të përgatitur” kanë shtuar më tej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026