Me spitalet plot dhe mijëra vdekje Covid, Kina vendos hapjen e kufijve

27 Dhjetor 2022 | 10:24

Kina do të heqë karantinën për udhëtarët nga 8 janari, thanë zyrtarët, duke shënuar një ndryshim të madh nga qasja zero Covid e ndjekur deri tani nga Partia Komuniste.

Pas gati tre vitesh kufij të mbyllur, kjo shënon rihapjen e vendit për personat me viza pune dhe studimi, ose që kërkojnë të vizitojnë familjen.

Kjo hapje e vendit vjen në një moment që Kina po lufton me përhapjen e egër të virusit pas heqjes së kufizimeve.

Raportet thonë se spitalet janë të mbingarkuar dhe të moshuarit po vdesin.

Numri i vërtetë i rasteve të vdekjeve, aktualisht nuk dihet ende sepse zyrtarët kanë ndaluar publikimin e të dhënave Covid.

Pekini kishte raportuar rreth 4,000 infeksione të reja Covid çdo ditë javën e kaluar.

Të dielën autoritetet njoftuan se do të ndalonin fare publikimin e numrave të rasteve. Por firma britanike e të dhënave shëndetësore Airfinity vlerësoi se Kina po përjetonte më shumë se një milion infeksione dhe 5,000 vdekje në ditë, sipas Reuters.

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026