“Kompanitë kishin 70% të tregut “, Biba flet për gjobitjen e 4 grosistëve

27 Dhjetor 2022 | 19:22

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka folur në lidhje me abuzimet që kanë kryer 4 kompanitë e miellit gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se për herë të parë shkelja është identifikuar në vitin 2020, dhe këto kompani të cilat tashmë janë gjobitur vazhdonin të njëjtën sjellje me abuzimet që prej asokohe.

Më tej ai theksoi se këto kompani zënë 70% të tregut.

“Kjo vendimmarrje është e gjatë dhe ka pasur edhe jehonën e vet në media, dhe vitin e kaluar, kur kolegët e mi identifikuan shkeljen. Shkelja është identifikuar për herë të parë në 2020.  Këto kompani vazhdonin të njëjtën sjellje. Kemi konstatuar një sjellje të bashkërenduar. Kompanitë kanë pasur disa qindra të përbashkëta. Ata kanë shitur vlera të konsiderueshme të miellit të bukës sepse ne aty u fokusuam. Autoriteti vlerësoi se do të hetonte vetëm ata që kishin mbi 4% të tregut. Të katërta këto kompanitë kanë rreth 70% të tregut”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023