Mbi 60 të vdekur nga stuhia e dimrit në ShBA

28 Dhjetor 2022 | 20:49

Një stuhi e fuqishme dimërore që goditi Amerikën e Veriut ka marrë shumë jetë njerëzish.

Të paktën 34 njerëz kanë vdekur në Erie County, i cili përfshin qytetin e Buffalo, tha të mërkurën ekzekutivi i qarkut Mark Poloncarz.

Autoritetet janë ende duke u përpjekur për të identifikuar tre nga viktimat, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Stuhia që përfshiu ShBA-në gjatë fundjavës së festave ka vrarë të paktën 60 persona në tetë shtete.

Tani ka pasur më shumë viktima në Erie në ditët e fundit sesa gjatë stuhisë famëkeqe Buffalo të vitit 1977. Njëzet e nëntë njerëz vdiqën në atë stuhi, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

“Është një stuhi e tmerrshme me shumë vdekje,” tha Poloncarz gjatë një konference për shtyp të mërkurën në mëngjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026