Krasniqi: Kurti, marrëveshje të fshehtë me Vuçiçin për largimin e barrikadave

29 Dhjetor 2022 | 16:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka bërë marrëveshje të fshehtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për largimin e barrikadave në Veri.

Gjatë një konference  për mediat, Krasniqi u shpreh se papjekuria e Kurtit e ka sjellë vendin në një situatë të turpshme, ku Vuçiç se çfarë do të ndodhë në territorin e Kosovës.

“Ajo çfarë është evidente tashmë, është fakti se papjekuria totale e kryeministrit Kurti, qasja e gabuar në raport edhe me partnerët ndërkombëtarë, por mbi të gjitha papërgjegjësia e tij për të ushtruar obligimet kushtetuese dhe ligjore që ka kanë sjellë një situatë të turpshme për vendin tonë, ku presidenti serb nga Rashka na tregon si dhe çfarë do të ndodhë në territorin e Kosovës në veri. Kjo është e pashembullt që nuk ka ndodhur kurrë më herët në historinë e Kosovës.

Është tashmë evidente që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur marrëveshje të fshehtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për heqjen e barrikadave, duke u pajtuar me lirimin e të akuzuarit për terrorizëm, Pantiç, por përveç tij kanë liruar edhe serbët të tjerë, siç ishte rasti i Nedelkoviç që e kanë liruar dje. Tentimi për t’i ikur kësaj përgjegjësie, duke tentuar të linçojë prokurorët  dhe gjykatësit është tentim i dështuar”, theksoi ai ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

Ndërsa, mesditën e së enjtes, persona të maskuar kanë nisur heqjen e automjeteve që krijuan barrikadat në lagjen e “Boshnjakëve” në veri të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026