“Do ketë pasoja katastrofike”- Bjellorusia akuza Ukrainës për rrëzimin e një rakete
Bjellorusia ka thirrur ambasadorin ukrainas për të diskutuar pretendimet se një raketë ukrainase ka rënë në Bjellorusi këtë të enjte.
Minsku pretendon se raketa S-300 u rrëzua nga Bjellorusia mbi rajonin perëndimor të Brestit rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm.
Raketa dyshohet se ra në një fushë pranë fshatit Harbacha, rreth nëntë milje nga kufiri mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.
Anatoli Glaz, nga ministria e jashtme bjelloruse, tha se Ukrainës i është kërkuar një hetim i plotë në lidhje me ngjarjen, pasi përsëritja e saj mund të çojë në pasoja katastrofike.
“Ne kemi kërkuar që Ukraina të kryejë një hetim të plotë për të gjitha rrethanat e lëshimit të raketës, të sjellë përgjegjësit para drejtësisë dhe të marrë masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen. Gjë që mund të çojë në pasoja katastrofike për të gjithë”, tha Glaz.
Ndërkohë nga pala ukrainase nuk ende asnjë përgjigje ndaj pretendimeve të Minskut.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë