Ukraina thotë se forcat e saj të mbrojtjes rrëzuan 54 nga 69 raketa ruse

29 Dhjetor 2022 | 17:32

Ushtria ukrainase tha se shumica e raketave lundruese të lëshuara në Ukrainë të enjte u rrëzuan.

“Armiku vazhdon të përdorë terrorin e tij raketor kundër qytetarëve paqësorë të Ukrainës. Sipas të dhënave paraprake, gjithsej janë lëshuar 69 raketa. 54 raketa lundrimi armike janë rrëzuar nga asetet e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”- tha komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, Valeriy Zaluzhnyi, në aplikacionin e mesazheve Telegram. “.”

Zaluzhnyi tha se rusët kishin lëshuar raketa lundrimi me bazë ajrore dhe detare, si dhe raketa të drejtuara kundërajrore si S-300 në objektet e infrastrukturës energjetike. Ushtria ukrainase rrëzoi gjithashtu 11 drone iranian Shahed, të cilët janë krijuar për t’u shpërthyer në përplasje.

Ka pasur raporte kontradiktore për shkallën e sulmeve me raketa të enjten.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026