‘Trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë’, Mbappe reagon për vdekjen e Pele
Futbollisti francez, Kylian Mbappe ka reaguar pas vdekjes së legjendës braziliane të futbollit, Pele.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto me Pele, Mbappe u shpreh se mbreti i futbollit u largua nga jeta, por se trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë.
“Mbreti i futbollit është larguar nga ne, por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë”, shkruan Mbappe në Instagram.
View this post on Instagram
Legjenda e futbollit Brazilian Pele është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare teksa ishte shtruar në spital ku po merrte mjekim. Ish-futbollisti prej disa vitesh vuante nga tumori në zorrë si dhe ishte nënshtruar ndërhyrjes kirugjikale. Gjatë ditëve të fundit ka qenë vajza e tij ajo e cila ka komunikuar me sportdashësit për gjendjen e babait, ku u konfirmua gjendja kritike.
Pele ka zhvilluar një karrierë mbresëlënëse në futboll, ku madje cilësuar dhe si numri 1 në histori. Me kombëtaren e brazilit fitoi 3 herë kupën e botës, duke u kthyer në një lider të vërtetë.
Për 18 vite ishte pjesë e skuadrës së Santos në kampionatin vendës, ku shënoi 618 gola, më pas duke u zhvendosur drejt New York Cosmos. Me Seleçao regjistron 92 ndeshje ku në total ka shënuar 77 gola. Sulmuesi Pele do të mbahet mend gjatë për gjithçka i dha futbollit botëror.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta