Ish-zv. ministri i Integrimit: Raporti i KE është vlerësim teknik, vulën e ka BE
Gentian Elezi, ish-zv. ministër i Integrimit duke komentuar gjetjet e progres raportit të Komisionit Evropian, ku thuhet se Shqipëria ka plotësuar thuajse të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës e parë të anëtarësimit, thotë se vlerësimi është teknik dhe se është BE që “vulos”.
“Komisioni Evropian bën vlerësimin teknik, vendimmarrja varet nga vendet anëtare të BE-së. Në këtë kuptim KE nuk sjell ndonjë gjë të re”, u shpreh Elezi.
Pyetjes se pse duhet takim ndërqeveritar për hapjen e negociatave kur thuhet se negociatat janë hapur, ai tha se i gjithë procesi është paksa kompleks.
“Procesi është pak kompleks. Ky takim shënon zyrtarisht hapjen e negociatave”, u shpreh ish-zv. ministri i Integrimit.
Ndonëse KE vlerëson se duhen nisur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, BE mund të mos jetë dakord me një rekomandim të tillë thotë ish-zv. ministri duke kujtuar se kjo nuk do të ishte hera e parë që ndodh.
“Vlerësimi i vendeve anëtare është vendim politik, ata vlerësojnë çfarë thotë KE por hyjnë dhe dimensione të tjera. Raporti thotë se ende priten rezultate sa i takon korrupsionit. Ka disa shtete që kanë zgjedhje së shpejti dhe kjo do ta kushtëzojë vendimmarrjen”, deklaroi z. Elezi.
Z. Elezi theksoi se, sa më shumë kalon koha aq më shumë vështirësohet procesi i integrimit, pasi hyjnë në lojë preferenca e vendeve anëtare të BE dhe kjo e komplikon procesin.
“Kjo cenon kredibilitetin dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së”, deklaroi ish-zv. ministri i Integrimit.
Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri thotë se, Holanda ka zgjedhje në mars dhe mund të zhbirilojë raportin e KE-së dhe të kapet në pikat e dobëta dhe mund të bllokojë vendimmarrjen e BE-së që do të duhet të jetë unanime.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës