Atalanta bën mrekullinë, Bayern merr 18 pikë të plota

12 Dhjetor 2019 | 13:34

Atletiko Madrid dhe Atalanta janë dy skuadrat e fundit që kanë arritur kualifikimin për në fazën e 1/16 të Champions League.

Skuadra e Berat Gjimshitit arriti një kualifikim historik dhe pse grumbulluan vetëm 7 pikë. Asnjë skuadër më parë nuk kishte arritur që të avanconte pas 3 humbjeve në fazën e grupeve.

Mançester Siti në anën tjetër tregoi forcën ndaj Dinamo Zagreb, duke fituar 1-4.

Në grupin A, Real Madrid dhe PSG bënë detyrën duke fituar ndeshjet e fundit vetëm për statistikë, pasi kualifikimi ishte arritur më parë.

Veçohet Bajern në grupin B, që arriti të merrte maksimumin e pikëve në fazën e grupeve. Gjermanët fituan dhe ndeshjen me Totenham, që mban vendin e dytë.

Juventus triumfoi ndaj Leverkusenit në grupin D, duke i dhënë mundësinë Atleticos që të avancojë më tej pas suksesit 2-0 me Lokomotiovën e Moskës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026