A do të largohet dhe Gent Cakaj si Besa Shahini? Ministri në detyrë befason me përgjigjen e tij
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ndryshe nga Besa Shahini thotë se nuk ka në plan të largohet nga politika. Gjatë intervistës për ‘Ilva Now’, ai foli për objektivin e tij të ardhshëm në krye të diplomaci së shqiptare dhe që ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Cakaj, i cili mban postin e Sekretarit të Rinisë në Partinë Socialiste, pyetjes se cili do të jetë angazhimi i tij i ardhshëm në politik iu përgjigj duke thënë:
“Kjo është një pyetje që do t’ua them tjetër herë meqenëse unë do të jem në politikë, unë po punoj për kryerjen e e mandatit tim me sukses. Kemi edhe shumë detyra përpara, një prej objektivave është kandidatura jonë për Këshillin, ku realisht do të votohet vitin e ardhshëm dhe pritet që Shqipëria të bëhet për herë të parë në historinë e saj, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit ndaj që do të punoj me pasion për përmbushjen e detyrave të mia dhe nuk kam plane të largohem nga politika”, tha z. Cakaj.
Duke komentuar largimin e Besa Shahinit si ministre e Arsimit, Cakaj tha se, “a respekt të jashtëzakonshëm për të dhe se ka bërë një punë të shkëlqyer në detyrën e saj si ministre. Lidhur me publikimin e lajmeve për largimin e shqiptarëve të Kosovës nga qeveria tha se, për të janë thënë shumë të pavërteta dhe nuk dëshiron t’i komentojë.
Kurse lidhur me raportimet e fundit se ndaj Shqipërisë është rivendosur regjimi i vizave, ministri i Jashtëm në detyrë u shpreh se, liberalizimi mbetet dhe se ndryshimi për plotësimin e një autorizimi paraprak prek shumë vende.
“Nuk bëhet fjalë për rikthimin e vizave, por është një autorizim për udhëtim që merret brenda pak minutash. Udhëtimi mund të refuzohet në raste të veçanta por nuk pengohet lëvizja e lirë. Kjo masë është aplikuar për një listë të gjatë vendesh, mes të cilave SHBA dhe të gjitha vendete Ballkanit Perëndimor”, deklaroi z. Cakaj.
Këshilli i Sigurimit në OKB është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore si organ i OKB-së për të adresua dështimet e Ligës së Kombeve për garantimin e paqes botërore. Këshilli i Sigurimit përbehet nga 15 vende, ku Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA janë anëtare të përhershme.
Shqipëria do të synojë të bëhet pjesë e Këshillit të Sigurimit si përfaqësuese e grupit të vendeve të Evropës Lindore, që aktualisht përfaqësohen nga Estonia në këtë organ të OKB-së. Shqipëria që të marrë këtë pozicion për një vit, do të duhet që të sigurojë të paktën 128 vota në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në votimin e raundit të parë dhe 127 në raundin e dytë nga 193 vende anëtare në total.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq