Deputeti i Shkodrës ‘braktis’ Partinë e Lirisë, kalon me PS-në
Burime nga maxhoranca për Euronews Albania konfirmojnë kalimin e deputetit të Shkodrës të Partisë së Lirisë, Agron Çela, në Partinë Socialiste.
Por ky i fundit i kontaktuar nga Euronews Albania, zgjodhi të mos jepte një përgjigje të prerë në lidhje me lajmin.
Çela as nuk e konfirmoi dhe as e mohoi lajmin, por deklaroi se ende nuk ka vendosur asgjë, pasi ka disa oferta nga parti të ndryshme.
Çela është një nga 4 deputetët e Partisë së Lirisë të dalë dalë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ai mundi të merrte në qarkun e Shkodrës 2656 vota.
Me afrimin e tij grupi parlamentar i Partisë Socialiste pritet të shkojë në 74 deputetë.
Gazetarja e Euronews, Eksiola Shehu, tha se kalimi i deputetit Çela në Partinë Socialiste bëhet në funksion të objektivave të kësaj force politike për zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Më e rëndësishme është Bashkia e Shkodrës të cilën socialistë kërkojnë me ngulm që ta fitojnë këtë radhë”, tha Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta