TEC-et lundruese gati për punë, ERE miraton licencën

30 Dhjetor 2022 | 15:58

TEC-et lundruese mund të fillojnë të vihen në punë për të prodhuar energji elektrike. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar procedurën që KESH-i të menaxhojë rrymën që do të prodhohet nga dy anijet e vendosura në Vlorë.

Me kapacitetet që kanë dy centralet lundrues, pritet që të mbulojnë 15 përqind të nevojave të konsumit vendas.

Këto dy impiante u sollën në Vlorë këtë vit, pasi qeveria nënshkroi marrëveshjen në muajin mars, nxitur nga kriza që kaloi sektori me rritjen e çmimeve në bursën energjetike.

Ato hasën në kundërshtimin e shoqatave të mjedisit, pasi djegia e naftës bruto, sipas tyre do të shkaktojë ndotje në mjedis, sikundër do të ndikojë në uljen e numrin e turistëve që vizitojnë zonën.

Sipas kontratës, ato do të mbahen me qira nga shteti shqiptar për dy vite, e më pas do të kalojnë në pronësi të KESH-it.  Për këto, TEC-e, të ndërtuara 25 vjet më parë shprehu interes edhe Gjermania, por në fund u vendos që të vinin këtu.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026