‘Ishte vëllai im’, Bekenbauer për Pelenë: Futbolli humbi më të madhin në histori

30 Dhjetor 2022 | 18:54

Reagimet nga bota e futbollit dhe jo vetëm nuk mungojnë në nder të Pelesë, i cili humbi jetën një ditë më parë.

Një tjetër legjendë e këtij sporti, Franc Bekenbauer, ka reaguar për legjendën braziliane, duke e konsideruar si një vëlla.

“I lindur në Tres Koraçoes, pele kishte tre zemra: për futbollin, për familjen dhe për të gjithë njerëzit. Ai që luajti me yjet dhe gjithmonë qëndroi me këmbë në tokë. Unë shkova në SHBA në 1977 sepse doja vërtet që të luaja me Pelenë në një skuadër te Nju Jork Kozmos.

Ajo kohë ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në karrierën time. Ne fituam kampionatin amerikan që në herën e parë dhe Pele më quajti vëlla. Ishte një nderim i paimagjinueshëm për mua. Futbolli gjithmonë do të jetë i yti miku im! Ti do të jesh gjithmonë. Faleminderit për lojën, O Rey!”, shkroi legjenda gjermane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026