“Humbje e madhe”- Nikolla mesazh për vdekjen e ish Papa Benedictit XVI

31 Dhjetor 2022 | 11:50

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përcjellë një mesazh për ndarjen nga jeta të ish Papa Benedict XVI.

Nikolla e cilëson vdekjen e Benedict XVI si një humbje të madhe për Kishën Katolike, Krishtërimin dhe mbarë qytetërimin.

Më tej ajo shpreh shpreh mirënjohje për kontributin 8-vjeçar të Papës në drejtimin e Selisë së Shenjtë.

“Papa Benedict XVI u nda nga jeta!

Një humbje e madhe për Kishën Katolike, Krishtërimin dhe qytetërimin!

Mirënjohje për kontributin tetëvjeçar të Papa Benedict-it XVI në krye të Kishës Katolike, në shërbim të besimtarëve, njerëzve, dashurisë, paqes, mirëkuptimit dhe humanizmit!

Zoti i dhëntë pushim të përjetshëm dhe shkëlqimin e dritës eterne!

U prehtë në paqe! Amen!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026