Vatikani meshë për ish-Papa Benediktin

31 Dhjetor 2022 | 18:05

Këtë të shtunë në Vatikan u mbajt një meshë në nder të ish-Papa Benediktit i cili u nda nga jeta më 31 dhjetor.

Ai vdiq në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të shëndetit të dobët.

Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se tetë vjet derisa, teksa në vitin 2013, u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në vitin 1415.

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit.

Pasardhësi i tij Papa Françesku tha se e kishte vizituar shpesh atje.

Edhe pse ish-Papa ishte i sëmurë për disa kohë, Selia e Shenjtë tha se gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por që mesa duket ka patur një përkeqësim të shpejtë për shkak të moshës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), raportoi Sky Sport Italia të hënën....
20:13 | 27/07/2026