Marrja e presidencës së BE-së nga Suedia vendimtare për Ukrainën

1 Janar 2023 | 21:51

Marrja e presidencës së Bashkimit Evropian nga Suedia, do të jetë ‘vendimtare’ për ruajtjen e mbështetjes për Ukrainën, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një deklaratë në Tëitter, von der Leyen theksoi se udhëheqja e vendit nordik do të luaj një rol jetik në ruajtjen e unitetit të BE-së në mbështetje të Ukrainës.

“Suedia po merr presidencën e Këshillit në një moment vendimtar. I dashur kryeministri suedez udhëheqja juaj do të jetë vendimtare për të ruajtu unitetin tonë në mbështetje të Ukrainës. Ju mund të mbështeteni tek unë për të çuar përpara axhendën tuaj ambicioze për Bashkimin tone”, shkruan von der Leyen.

Kujtojmë se Suedia merr presidencën e BE-së në Bruksel nga sot, duke zëvendësuar qeverinë e Republikës Çeke.

Muajin e kaluar, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se Suedia po merrte presidencën në një kohë kur Bashkimi Evropian po përballet me sfida të paprecedentë.

“Një Evropë më e gjelbër, më e sigurt dhe më e lirë është themeli i prioriteteve tona,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026