Fjalimi i Putinit drejtuar kombit: Mbrojtja e atdheut, detyrë e shenjtë e rusëve
Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua sot qytetarëve me rastin e Vitit të Ri, i rrethuar nga ushtarakë.
Ai theksoi se mbrojtja e atdheut është detyrë e shenjtë e rusëve ndaj paraardhësve dhe pasardhësve të tyre.
Ai e vlerësoi vitin e kaluar si vit të ngjarjeve kyçe që vendosin themelet për të ardhmen dhe pavarësinë dhe vuri në dukje se rusët treguan guxim dhe dinjitet dhe mbështetën pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak në Ukrainë, transmeton RIA Novosti.
“Ne ndërtojmë dhe krijojmë së bashku. Gjëja kryesore është fati i Rusisë,” tha Putin.
Ai tha se vendi i tij nuk do të përkulet kurrë para përpjekjeve perëndimore për të përdorur Ukrainën si një mjet për të shkatërruar Rusinë.
Putin u shpreh se Rusia po lufton në Ukrainë për të mbrojtur atdheun e saj dhe për të siguruar pavarësinë e vërtetë për popullin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit