Makinat nuk po shiten, bie me 19% kërkesa në Europë, çmimet ulen 2% në Shqipëri

3 Janar 2023 | 13:45

Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Europë. Këtë fakt e dëshmon viti 2022, ku tregu u tkurr me 19%, edhe pse në raport me mallrat e tjerë, makinat dolën në shitje me çmim më të lirë.

Në vendet që monitoron Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve, vitin e kaluar u regjistruan 1.4 mln makina private, nga 1.8 mln në vitin 2021.

Edhe në Shqipëri, çmimi i mjeteve të transportit tek distributorët e mëdhenj pësoi ulje me 2% gjatë vitit të kaluar.

Rritja e çmimit të karburanteve, mirëmbajtja e mjetit, pa përfshirë këtu produktet ushqimore dhe shpenzimet e tjera, ulën kërkesat për blerje makinash.

Edhe prodhuesit e makinave tregojnë se në 6 mujorin e parë kanë reduktuar numrin e mjeteve që kanë nxjerrë në shitje, ku përjashtim bëjnë vetëm Honda dhe Hyndai.

Situatë e ngjashme në tregun e makinave u regjistrua edhe në vitin 2020, ndërsa përpos kërkesë-ofertës, ndikim në rënien e prodhimit dhe shitjeve e makinave me lëndë djegëse ka dhënë edhe konkurrenca e makinave elektrike, të cilat në tregun shqiptar përbëjnë vetëm 1% të totalit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier. Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë...
15:17 | 05/07/2026

Lirohen protestuesit e arrestuar në protestën para Parlamentit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 19 personat e arrestuar në protestën para parlamentit 2 ditë më parë. Gjykata ka lënë në...
15:02 | 05/07/2026