Hodhi fishekzjarre, banori i Kievit rrezikon dënimin me 5 vite burg

4 Janar 2023 | 12:09

Hedhja e fishekzjarreve natën e ndërrimit të viteve mund t’i kushtojë një banori të Kievit deri në 5 vite burg. 47-vjeçari përdori mjetet piroteknike, pavarësisht një urdhëri të përgjithshëm që ndalon hedhjen e fishekzjarrëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë për shkak të luftës.

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit dhe e akuzon autorin për “huliganizëm”.

Fishekzjarret janë të ndaluara në Ukrainë që prej vitit 2014-të, kur Rusia pushtoi Krimenë dhe ato mund të përdoren vetëm për nevoja të policisë dhe ushtrisë.

Ndërkohë, me nisjen e vitit të ri, Rusia ka rinisur bombardimet me dronë kamikazë ndaj territoreve ukrainase, përfshirë rajonit e Kievit. Dronët janë prodhuar nga Irani, ndërkohë që autoritetet ukrainase thonë se kanë arritur t’i rrëzojnë ato. Sirena alarmi janë dëgjuar këto dy ditë në të gjithë Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026