Derbi mes Interit e Napolit, formacionet e mundshme

4 Janar 2023 | 13:20

Rikthimi i Serie A nga pushimi i mesit të dimrit për shkak të Kupës së Botës përfundon sot, dhe një ndeshje e peshave të rënda do të zhvillohet në orën 20:45  “Giuseppe Meazza”, ku Interi e pret në shtëpi liderin e tabelës, Napolin

Napoli po kërkon Scudetton e parë pas më shumë se 30 vitesh, dhe para fillimit të Botërorit ishin tetë pikë përpara në krye të tabelës, pas 11 fitoreve në ligë.

Ndërkohë Interi ka ngecur disa herë këtë sezon dhe është 11 pikë larg rivalit të sotëm, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të vitit 2022, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Edhe pse Lautaro Martinez është rikthyer në stërvitje me Interin pas triumfit në Botëror me Argjentinën, trajneri Simone Inzaghi pritet ta fillojë ndeshjen e sotme me Lukakun dhe Dzekon në krye të sulmit.

Mesfushori kroat, Marcelo Brozovic ka pësuar një lëndim dhe vendin e tij pritet ta merr ylli shqiptar, Kristjan Asllani.

Acerbi thuhet se do të startojë ndeshjen në mbrojtje përkrah dyshes Skriniar dhe Bastoni, kurse në portë pritet të jetë titullar Andre Onana.

Në anën tjetër, Khvicha Kvaratskhelia dhe ylli kosovar, Amir Rrahmani kanë lënë pas lëndimet e tyre, dhe pritet të jenë titullarë në ndeshjen e sotme.

Lozano dhe Politano do të luftojnë për pozitën e titullarit në krahun e djathtë të sulmit, kurse Mario Rui pritet ta mposhtë Mathias Olivera për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Asllani, Dimarco; Dzeko, Lukaku

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026