Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 1 i vdekur e 3 të plagosur, mes tyre një 8-vjeçar

4 Janar 2023 | 18:12

Një burrë u vra dhe tre persona, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar u plagosën nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në në Uashington.

Departamenti i Policisë Metropolitane bëri me dije se burri është gjetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë deri më tani nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Pas të shtënave, policia kërkoi për të paktën tre të dyshuar, përfshirë shoferin e një fuoristrade dhe dy burra të cilët dolën nga automjeti në trafik dhe qëlluan në drejtim të personave, shkruajnë mediat e huaja. 

“Unë nuk e kam idenë pse dikush do të bënte një veprim kaq të pamatur,” tha shefi i policisë Metropolitane Robert Contee.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026