Vrau të riun nga Kukësi, Gjykata e Prizrenit lë në burg “Kobrën” 

4 Janar 2023 | 17:35

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe pesë personave të tjerë për disa vepra penale.

Dibran Hoxhaj është dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu 2 ditë më parë.

Gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, Hoxha ka kërkuar që vëllai i tij nga nëna të përjashtohet nga akuzat, pasi ai ka qenë prezent në vendngjarje pasi ka ndodhur krimi.

Hoxha shtoi se vëllai i tij Armallahu ka ardhur pasi kishte marrë informacione të gabuara se viktimë kishte qenë ai (Kobra).

Dibran Hoxha, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulim me prova”, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026