Dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

4 Janar 2023 | 18:04

Shumica parlamentare e përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviçit nuk ka arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, të udhëhequr nga Miograd Llekiç.

Pas një takimi me përfaqësuesit e shumicës parlamentare më 4 janar, Llekiç njoftoi se nuk do të ketë ekzekutiv të ri.

“Kam thënë se ose do të ketë një qeveri serioze, ose nuk do të ketë fare. Nuk do të ketë Qeveri dhe le t’ua lëmë qytetarëve që ta interpretojnë vetë se kush ishte serioz”, tha Llekiç pas takimit, ku pritej të vendosej për Qeverinë e re dhe datën e seancës plenare për zgjedhjen e ekzekutivit, raporton REL.

Paraprakisht, Llekiç kishte njoftuar se Qeveria e re do të formohej më 20 janar.

Më 29 dhjetor, shumica parlamentare i dha Miograd Llekiçit mandatin që të formojë Qeverinë e re, bazuar në ndryshimet kundërthënëse në Ligjin për presidentin.

Mandati i Gjukanoviqit mbaron në pranverën e këtij viti.

Në shtator, partitë e shumicës parlamentare refuzuan nismën e presidentit Gjukanoviç për të shpërndarë Parlamentin dhe për të thirrur zgjedhje të reja, me qëllim që të formohej ekzekutivi i ri.

Qeveria e Dritan Abazoviçit është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pasi ekzekutivit iu votua mocioni i mosbesimit në Parlament. Mocioni u nxit pas nënshkrimit të Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Qeveria kontrollohet nga partia e Abazoviç-it dhe Vlladimir Jokoviqit, i cili ka vetëm nëntë deputetë në Parlament. Në ekzekutiv po ashtu janë edhe disa parti të minoriteteve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026