Kosova ëndërron Euro 2020, gati për sfidën përballë Maqedonisë së Veriut
Kombëtarja e Kosovës është gati të luajë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj përballë Maqedonisë së Veriut.
Përpara kësaj ndeshje, në kampin dardan ka optimizëm pavarësisht mungesave të shumta që kanë në skuadër.
Historia do të mbajë mend vetëm fituesit, gjë që e di mjaft mirë trajneri i Kosovës Bernard Chalandes, i cili kërkon të shkruajë historinë me përfaqësuesen dardane.
Kushtet janë kundër tyre pasi për ndeshjen më të rëndësishme të historisë së kësaj kombëtareje do ti mungojë lojtarë mjaft të rëndësishëm si Rashica, Rrahmani apo Kryeziu. Megjithatë dardanët e kanë të qartë se sonte do të luhet për gjithçka ose asgjë.
“Jemi pranë një momenti kur mund të prekim ëndrrën, por kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekte. E kam të qartë me çka përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”,- tha Bernard Challandes
Edhe Atdhe Nuhiu, futbollist i Kosovës, që do ketë mbi supe peshën e sulmit të skuadrës u mundua të përcillte optimizëm tek pjesa tjetër e ekipit.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, jo vetëm kombëtare futbolli, por edhe si shtet. E kemi pritur këtë ndeshje gjatë dhe e dimë vlerën. Ne, si lojtarë, po presim me padurim të luajmë”,- u shpreh Nuhiu.
Ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë së veriut do të luhet mbrëmjen e së enjtes në orën 20:45.
Lexoni gjithashtu:
Kosova niset drejt RMV-së, dardanët luajnë nesër përballë përfaqësueses maqedonase
Ndeshja Kosovë-RMV, trajneri i ekipit të Gjilanit: Skuadra e Kosovës ka shumë kualitet
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut