Përmirësohet gjendja, aktori amerikan falenderon fansat

4 Janar 2023 | 19:17

Aktori amerikan Jeremy Renner ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre, pasi mbeti i lënduar nga një borëpastruese.

Duke publikuar një foto me fytyrën e dëmtuar në Instagram, Renner tha se ishte “shumë i lodhur për të shkruar”.

Ylli i sagës “The Avengers” u dërgua me avion në spital ditën e diel pas aksidentit që ndodhi jashtë shtëpisë së tij në Reno të Nevadës.

Ai mori plagë në gjoks dhe dëmtime të tjera ortopedike dhe fillimisht ishte në gjendje kritike. “Ju faleminderit për mesazhet tuaja, por jam shumë i lodhur për të shkruar. Ju dërgoj të gjithëve dashurinë time”, tha Renner në profilin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026