Aktori amerikan: Gjyshja ime është arbëreshe, fliste gegërisht

21 Dhjetor 2022 | 10:23

Aktori i famshëm komik amerikan, Danny Devito ka deklaruar se gjyshja e tij ishte arbëreshe dhe fliste gegërisht.

Në programin artistik ”The Always Sunny Podcast”, ai ka theksuar se gjyshja e tij ishte nga Kalabria, që ndodhet pikërisht përballë Shqipërisë.

“Familja ime është nga Kalabria, një nga gjyshërit e mi është nga Kalabria, tamam te çizmja e Italisë dhe përballë është Shqipëria. Unë e njoha atë dhe ajo ishte pak a shumë 80 vjeçe dhe vdiq në një histori tragjike”, ka deklaruar ai.

”Gjyshja ime fliste një gjuhë që quhej geg, një dialekt i gjuhës shqipe dhe ishte shumë e bukur. (Fjala) shiu për shembull… sh… sh… tingëllonte si vetë shiu”, thotë DeVitto më tej.

Daniel Michael DeVito, Jr., i njohur më mirë si Danny DeVito, u lind në Neë Jersey më 17 nëntor 1944.

Ai është një aktor, regjisor dhe producent i famshëm amerikan me origjinë arbëreshe nga San Felipe (Potenza).

Babai i tij, Daniel Michael DeVito Sr. kishte një dyqan pastiçerie dhe nëna e tij, Julia Mocello ishte shtëpiake.

Danny DeVito e filloi karrierën e tij në vitet ’60-’70 së bashku me Andy Kaufman.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026