Trafik droge nga Shqipëria, arrestohen 14 persona në Itali, 5 prej tyre shqiptarë
Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Drejtoria e Hetimit Antimafia në kuadër të operacionit “Shefi”, të koordinuar nga prokuroria publike e Barit, kundër banorëve të Barit, Salernos dhe provincës.
Mediat taliane bëjnë me dije se mes të arrestuarve janë 9 italianë dhe 5 shqiptarë të cilët merreshin me trafik ndërkombëtar të drogës e cila siç raportohet vinte nga Shqipëria.
Veprimtaria e hetimit, e cila kishte nisur në maj 2016, bëri të mundur sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.
Mësohet se nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën prej 15 milionë euro. Hetuesit gjetën 7 milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë
Në vitin 2018, operacioni kishte çuar në çartifikimin e dy organizatave të fuqishme kriminale që vepronin në Bari, me degëzime dhe në Shqipëri, në Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo. Këto organizata importonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në rrugë detare.
Hetuesit e Dia-s, në fakt, monitoronin furnizimin me drogë në Shqipëri, transportin ndërkombëtar që bëhej gjithmonë me rrugë detare, duke përdorur varkat në linjën Shqipëri-Puglia, zbarkimet që bëheshin gjithmonë në sinergji të ngushtë me organizatat kriminale puliane, që ndodhet në Bari dhe Provinca, transport nga Pulia në rrugë tokësore me korrier italianë
Drejtoria e Hetimit Antimafia kishte lokalizuar në lagjen Carrassi të qytetit të Barit një depozitë për magazinimin e drogës dhe identifikoi një shtetas shqiptar që konsiderohej në krye të një prej dy organizatave kriminale. Pas hetimeve, me ndihmën e përgjimeve telefonike, përndjekjes dhe kontrollit, bënë të mundur arrestimin e dy kontrabandistëve nga Shqipëria me mbi ton drogë, një korrier italian me mbi një mijë kilogram marihuanë, dy korrierë italianë duke transportuar 13 kilogramë drogë me destinacion Salerno dhe Tortoreto si dhe dy korrierë shqiptarë me 8 kilogramë drogë në Scicli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia bllokon pedonalen në Tiranë, rrethohet nga efektivët
- Çaushaj: Operacioni i hundës është bërë i zakonshëm si thonjtë
- Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt parave, tre të arrestuar në Tiranë
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë